Agjendën si kryeministër, Kurti e nis me homazhe, në Prekaz

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot do të zhvillojë mbledhjen e parë të Qeverisë së drejtuar nga ai.
Por pas kësaj, Kurti do të bëjë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, shkruan Indeksonline.
Kurti në Prekaz parashihet të jetë në orën 12:15.
Gjithashtu Kurti do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë me fillim nga ora 13:00./Indeksonline/