Agjentët vënë në diskutim testet mjekësore të Milanit
Në orët e fundit në Itali kanë qarkulluar zëra lidhur me pakënaqësi të disa agjentëve për mënyrën se si Milani menaxhon testet mjekësore të lojtarëve.
Sipas këtyre raportimeve, kontrollet e kryera nga klubi kuqezi konsiderohen ndër më komplekset në nivel botëror, çka në disa raste ka hapur diskutime dhe dilema mes palëve të përfshira.
Burime pranë ambientit të merkatos bëjnë të ditur se këto procedura të detajuara mund të ndikojnë edhe në negociatat për transferime, duke shtuar kohën e pritjes apo duke krijuar paqartësi në fazat përfundimtare të marrëveshjeve.
Nga ana e klubit nuk ka ende një reagim zyrtar, ndërsa te tifozët kuqezinj debati mbetet i hapur: a është kjo një garanci më shumë për sigurinë e lojtarëve, apo një pengesë shtesë në transferime.
Megjithatë, Milani ka pasur përvojë të tillë me sulmuesin Victor Boniface, i cili nuk u transferua te kuqezinjtë, pasi klubi italian e refuzoi për disa probleme në këmbë, pas së cilës lojtari u desh të operohej, andaj njëjtë po supozohet se do të ndodhë edhe me Jean-Philippe Matetan.

