75 Mall Live Search
12:50 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Agjenti i Alvaro Moratas gati të takohet me Romën, palët afër marrëveshjes

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata është në bisedime me gjigantët e Serie A, Roma, për një rikthim të mundshëm në Itali, sipas raporteve të shumta ilaliane.

Morata ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim te Milani apo Arabia Saudite, por ditët e fundit Giallorossi kanë hyrë në kornizën për nënshkrimin e tij.

Agjentët e lojarit do të takohen këto ditë me përfaqësuesit e klubit, ku pritet një marrëveshje.

Duket se ende duhet të arrihet një marrëveshje mes Romës dhe Atletikos, por ajo që është e qartë është se të tre palët janë të hapura për marrëveshje, dhe janë në pyetje vetëm numrat për të rënë dakord.

Morata luajti 46 herë sezonin e kaluar për Diego Simeone, duke shënuar 15 gola, por kurrë nuk ishte titullar i rregullt. /IndeksOnline/