Agjenti i Avdullahut tregon arsyen pse futbollisti zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Sascha Fischer, është agjenti i disa futbollistëve shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe Leon Avdullahun.
Mesfushori i Hoffenheimit së fundi vendosi për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, duke ia kthyer shpinën Zvicrës, shkruan Indeksonline
Ky vendim nxiti shumë reagime në rrjetet sociale dhe në mediat “helvetike”.
Agjenti i lojtarit, tregoi arsyen pse Avdullahu zgjodhi fanellën “dardane”.
“Vendimi i Leonit është një qendrim i vetëdijshëm dhe personal, jo një largim nga Zvicra, por një angazhim ndaj Kosovës.
“Ai është i lidhur me Zvicrën, por bartë brenda vetes historinë dhe identitetin e familjes së tij.
“Avdullahu është tërhequr nga mundësia për të luajtur një rol kyç në zhvillimin e futbollit kosovar. Për t’u bërë figurë kryesore në një vend të ri që ka udhëtim të gjatë dhe emocionues para vetes. Është një hap që ka rëndësi jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe shoqëror”, u shpreh agjenti i lojtarit
Kujtojmë se Avdullahu pritet që të ftohet nga trajneri Franco Foda për ndeshjet e muajit shtator, ndaj Zvicrës dhe Suedisë./Indeksonline/