75 Mall Live Search
11:51 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Agjenti i Bale fyen Zidane

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett e ka quajtur Zinedine Zidane një ‘turp’ për komentet e tij pas humbjes 3-1 ndaj Bayern Munich, transmeton Indeksonline.

Menaxheri i Real Madridit u tha gazetarëve se kishte shpresë se dalja e Bale do të mbyllet në ditët në vijim.

Komentet e tij nuk janë pranuar mirë në botën e futbollit, me shumë pyetje në lidhje me metodat e ashpra të Zidane me një lojtar që ka ndihmuar ekipin të fitojë katër trofe të Ligës së Kampionëve.

“Nëse dhe kur Gareth largohet kjo do të jetë sepse është në interesin më të mirë të Gareth dhe asgjë nuk ka të bëjë me Zidane “- tha Barnett.

Ndërsa koha e Bale në Real Madrid nuk ka qenë aq e madhe sa shumë kishin shpresuar kur ai arriti nga Tottenham në vitin 2013.

Megjithatë për një kohë, Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo ishin një nga tridentet më të frikshme sulmuese në planet.

Bale ka shënuar gjithashtu gola në lojëra vendimtare për Realin, përfshirë edhe në finalet e Ligës së Kampioneve 2014 dhe 2018.

Ai nuk mund të përshtatet më në planet e ekipit të parë të Zidane, por francezi mund të kishte trajtuar situatën shumë më mirë./Indeksonline/