75 Mall Live Search
23:31 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Agjenti i Bale tregon se a do të largohet futbollisti nga Real Madridi

Gareth Bale duket se nuk do të largohet nga klubi spanjoll, në afatin e janarit, këtë e konfirmoi agjenti i futbollistit.

Jonathan Barnett ka treguar se Bale me shumë gjasa edhe këtë verë do të jetë pjesë e Real Madridit, kurse futbollisti ka kontratë me spanjollët deri në vitin 2022.

Manchester United dhe Tottenham janë dy destinacionet e mundura për tu transferuar futbollisti.

Bale iu bashkua Realit në vitin 2013 me një tarifë rekorde prej 85 milionë euro kurse me këtë klub ka fituar katër medalje në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/.