75 Mall Live Search
23:58 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Agjenti i CIA-s dënohet me 20 vjet burgim për bashkëpunim me qeverinë kineze

Një ish-agjent i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara është dënuar me 20 vjet burgim, nën akuzat se ka shpërndarë sekrete shtetërore me agjencitë kineze të inteligjencës.

Kevin Patrick Mallory nga Virxhinia, është gjetur fajtorë për ekspozim të sekreteve kombëtare me qëllim që të ndihmojë një qeveri të huaj, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ky rast ka të bëjë me një trend alarmues të ish-oficerëve të zbulimit në SHBA, të cilët bëhen cak i shërbimeve inteligjente nga Kina dhe pastaj tradhtojnë vendin dhe kolegët e tyre”, ka thënë ndihmës-prokurori i përgjithshëm amerikan, John Demers.

Në dëshmitë që u përdorën kundër tij gjatë seancës, përfshihej një incizim nga dyqani “FedEx” në Leesburg, ku Mallory shihej duke i skanuar dokumentet e klasifikuara “Top Secret”.

Hetuesit e FBI-së kanë arritur që t’i sigurojnë këto dëshmi në ditën kur Mallory është arrestuar në shtëpinë e tij.