Agjenti i Coutinhos: Barcelona po gënjen
Agjenti i Philippe Coutinho, Kia Joorabchian ka akuzuar Barcelonën se ka gënjyer që dëshiron të mbajë brazilianin dhe thotë se kampionët e LaLiga janë duke kërkuar fshehurazi ta paketojnë atë në një marrëveshje për Neymarin.
Kia Joorabchian, thotë se zyrtarët e Barcës Pep Segura dhe Josep Maria Bartomeu kanë dhënë garanci private për mbetjen e brazilianit në Camp Nou.
Megjithatë, Joorabchian pretendon se premtimet e klubit nuk kanë qenë në përputhje me veprimet e tyre dhe beson se është treguar një mungesë respekti ndaj klientit të tij.
Ai ndjen se Coutinho, i cili ka luftuar për të bërë një ndikim në dy sezone në Barcelonë, po përdoret si një hap i madh në ndjekjen e yllit të Paris Saint-Germain Neymar.
“Presidenti [Bartomeu] ishte i qartë: ai nuk kishte ndërmend të shiste lojtarin, në ndonjë klub”, tha Joorabchian për RMC Sport.
“Me këtë, dhe nga respekti për vendimin e Barcelonës për ta mbajtur atë, ne zgjodhëm të mos shikojmë në treg për lojtarin tonë dhe ne nuk i kemi ofruar lojtarit klube të tjera”.
Coutinho do të përballet me konkurrencë të freskët për një vend në formacionin bazë nëse ai do të qëndrojë në Barça pas ardhjes së Antoine Griezmann nga Atletico Madrid./Indeksonline/.