21:37 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Agjenti i Eriksen në fundjavë do të diskutojë me Real Madridin

Ylli i Tottenham, Christian Eriksen është i vendosur që të largohet nga klubi anglez, si lojtar i lirë verën e ardhshme, e ku Interi dhe Juventusi janë të interesuar për futbollistin.

Sidoqoftë sipas Daily Mail për futbollistin ka shprehur interesim edhe Real Madridi, transmeton Indeksonline.

Los Blancos kanë vendosur ta takojnë agjentin e Eriksen gjatë fundjavës dhe të diskutojnë një marrëveshje të mundshme me trajnerin Zidane i cili është i interesuar të ndodh ky transferim.

Eriksen u transferua te Tottenham në vitin 2013 nga Ajaxi dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm për këtë skuadër, i cili sezonin e kaluar shënoi dhjetë gola dhe 17 asistime në 51 paraqitje me Tottenham, duke e ndihmuar skuadrën e tij që edhe të arrijë në finalen e Ligës se Kampionëve./Indeksonline/.