20:29 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / indeksADMonline

Agjenti i FIFA-së reagon ndaj akuzave për Llapin, ndryshe thuhet në audio incizimin e Indeksonline!

Indeksonline gjatë ditës ka publikuar një lajmi, ku protagonist kishte Franck Bettulat, agjent i FIFA-s, ku u deklarua rreth akuzave të mediumeve franceze në lidhje me skuadrën KF.Llapi, ku ngriteshin dyshime se këta të fundit kishin trukuar ndeshjet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bettulat e ka demantuar lajmin.

‘’Unë si një njeri i futbollit që jetoj në Francë, demantoj gazetën IndeksOnline që këto shkrime nuk janë nga ana ime dhe unë me përgjegjësi të plotë iu them se ndihem keq nga skuadra e Llapit ku portalet e këtij niveli mundohen të shpifin gjëra të cilat nuk i kam deklaruar dhe dua t’i drejtohem opinionin futbolldashës se këto janë dezinformata sepse unë nuk kam thënë gjëra të tilla dhe asnjë informacion nuk e kam për këtë rast dhe askush në Francë nuk e ka përmendur .vetëm që një gazetë ka  shkruar që në Francë mund të ketë edhe baste andaj askush nuk mund t’i ndal njerëzit të luajnë por as edhe një herë nuk është diskutuar për skuadrën e Llapit që ka pasur diçka të tillë.

Dua t’iu them se do bëj padi ndaj gazetës që shpif dhe prish imazhin tim dhe KF Llapit’’ ka shkruar ai.

IndeksOnline  njofton lexuesit se deklaratat nuk janë ndryshuar por janë ato të cilat vetë Bettulat i ka dhënë.

Akuzat e tij nuk qëndrojnë, dhe për hirë të korrektësisë me lexuesit, ne jemi të detyruar ti publikojmë audio incizimet.

Indeksonline mbetet e përkushtuar, që për lexuesit e tyre të jap lajmet e sakta ashtu sic edhe njihemi për publikun…

Më poshtë audioincizimi: