Agjenti i Florian Markut flet për IndeksOnline: Është meçi i jetës, do të befasoheni me paraqitjen e tij!

Florian Marku, [28-vjeçar] boksieri shqiptar është duke u bërë gati për meçin e tij të radhës.
‘Bisha’ shqiptare do të rrahet më 20 shkurt të këtij viti në stadiumin e famshëm anglez, ‘Wembley’ me britanezin, Rylan Charlton.

IndeksOnline ka kontaktuar me promotorin e boksierit shqiptar, Sam Jones.
Ai gjatë një interviste të shkurt tha se Marku është në gjendje të mirë dhe po bën përgatitje të forta për këtë meç.

“Ai është në formën më të mirë të jetës së tij. Do ta shihni performancën më të mirë në karrierë”, ka thënë Jones për IndeksOnline
I pyetur se cili do të jetë meçi i radhës pas këtij të 20 shkurtit, Jones u përgjigj: “Fokusi ynë është në këtë meç, ky është shumë i rëndësishëm për të”, përfundoi promotori i boksierit shqiptar.

Kujtojmë që Marku ishte rrahur gjatë vitit 2020 me Jamie Stewart – meç ky që përfundoi me barazim pas vendimeve të gjyqtarëve./IndeksOnline/

