75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Agjenti i Hysajt takohet me drejtorin sportiv të Romës/ Marrëveshja afër?

Skuadra e Romës është klubi favorit për t’i siguruar shërbimet e lojtarit shqiptar, Elseid Hysaj.

Mediat në Itali shkruajnë se agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto kanë pasur një takim dje, shkruan IndeksOnline.

Hysaj mund të transferohet në Romë gjatë afatit të verës me parametra zero, pasi që dështoi ta vazhdonte kontratën me napolitanët gjatë miniafatit të janarit.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka oferta edhe nga Franca. Është Marseille skuadra që kërkon shërbimet e lojtarit.

Megjithatë, Roma shihet si skuadra favorite për ta marrë 27-vjeçarin.

Kujtojmë se vlera në “Transfermarkt” e Hysajt shkon deri në 14 milionë euro dhe është një nga lojtarët më të shtrenjtë shqiptar./IndeksOnline/