75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 23 Maj 2022 / B O

Agjenti i Lewandowskit e quan Bayernin si klub i të kaluarës, thotë se Lewa po bashkohet me klubin e zemrës!

Agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi ka thënë se Bayern Munchen është klubi i të kaluarës për yllin polak.

Kjo deklaratë e tij vije si përgjigje për prononcimin e Salihamidzic se Bayerni nuk pranon ta shesë Lewan.

“Për Lewandowski, Bayern është një gjë e së kaluarës. Lewandowski ka mundësinë t’i bashkohet klubit për të cilin ka ëndërruar gjithmonë. Pse Bayern po ia heq këtë mundësi? Ai dëshiron të largohet këtë verë, dhe në pyetje nuk janë paratë. E vërteta është se për disa muaj ai nuk është ndjerë i respektuar nga drejtuesit e tij” ka thënë Zahavi.

Klubi i ëndrrave të sulmuesit polak raportohet se është Barcelona dhe se Lewa po bën gjithçka që të bashkohet me katalonasit./Indeksonline/