75 Mall Live Search
16:54 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Agjenti i Neymar dëshiron ta kthej brazilianin te Barcelona

Neymar gjatë verës mund të bëjë rikthimin e madh, duke u bashkuar përsëri me Barcelonën.

Agjenti i sulmuesit brazilian, Pini Zahavi po punon që ky rikthim të ndodh gjatë muajit qershor, shkruan IndeksOnline.

33-vjeçari u largua nga Bercelona në vitin 2017, për tu bashkuar me PSG-në, për një transferim rekord mbi 200 milion euro.

Në vitin 2023 Neymar ndryshoi skuadër, duke u transferuar në Arabin Saudite te skuadre e Al Hilal, ku lujti vetëm 7 ndeshje, për shkak të lëndimit.

Gjatë janarit të këtij viti, ai u rikthye te skuadra ku nisi hapat e p[arë si futbolist, duke u bashkuar me skuadrën braziliane, Santos.

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Neymar arriti të shënoj dy gola dhe bëri tre asisitime./IndeksOnline/