Agjenti i Pjacas tregon se a do të kthehet kroati në Juventus
Përkundër gjashtë muajve të dobët tek skuadra e Fiorentinës, Marko Pjaca nuk e ka ndërmend të kthehet në Juventus.
Këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Marko Naletilic, transmeton Indeksonline.
Naletilic për mediat italiane ka treguar që Pjaca do të vazhdojë tek ekipi i Fiorentinës deri në fund të sezonit.
Juventusi duke parë lëndimet në mesfushë, po e mendonte rikthimin e Pjacas por duket se duhet të mendojnë një opsion tjetër./Indeksonline/