Agjenti i Pogbas po diskuton me Man Utd për zgjatjen e kontratës se futbollistit
Agjenti i Pogbas, Mino Raiola është në bisedime me klubin për një zgjatje të mundshme të kontratës.
Francezi ishte përfolur për një largim nga Manchester United në afatin e transferimeve që tani ka përfunduar.
Sidoqoftë, dy klubet e interesuara për futbollistin, Real Madridi dhe Juventusi nuk arritën transferimin e tij andaj besohet se agjenti i futbollistit është në bisedime për kontratën e lojtarit, ku ka mundësi që paga e tij të rritet nga 17 milionë euro në 21 milionë euro./Indeksonline/.