75 Mall Live Search
16:50 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Agjenti Alija flet për të ardhmen e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit

Adrian Aliaj, agjenti i mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, foli për faqen “Si Inflate la Rete” në lidhje me performancën e klientit të tij.

Aliaj, u shpreh se për Rrahmanin nuk ka pasur asnjëherë dyhsime.

Në fjalët e tij, Aliaj ka thënë se nuk ka pasur kurrë dyshime te aftësitë e lojtarit, duket treguar edhe ambiciet e mëdha të lojtarit me Napolin.

“Gjithçka më në fund po kthehet në vendin e duhur. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për cilësitë e tij. Ai shpreson të jetë në gjendje të shkruajë historinë me këtë bluzë dhe ndoshta edhe të bëhet kapiten një ditë “, tha ai.

Rrahmani ju bashkua Napolit një sezon më parë pas një sezoni fantastik me skuadrën e Veronës.