Agjenti i Taremit: Futbollisti është i fokusuar në punën e tij në Athinë, nuk shkon në Iran!
Pas raportimeve se Mehdi Taremi mund të udhëtonte drejt Iranit për t’u përfshirë në konflikt, ka reaguar agjenti i tij, Federico Pastorello, duke i hedhur poshtë këto pretendime.
Në një deklaratë publike, ai theksoi se fjalët që po i atribuohen sulmuesit iranian nuk janë të vërteta dhe nuk pasqyrojnë situatën reale, shkruan Indeksonline
“Në orët e fundit, kanë qarkulluar deklarata që i atribuohen Mehdi Taremit, të cilat nuk reflektojnë realitetin e situatës. Lojtari është plotësisht i fokusuar në punën e tij në Athinë dhe në rrugëtimin e tij profesional, me përkushtim dhe vendosmëri. Në një moment delikat si ky, është e rëndësishme të shmangen interpretimet jashtë kontekstit ose rindërtimet e pasakta. Ne besojmë në ndjenjën e përgjegjësisë dhe respektit të të gjithëve,” thuhet në reagim.
Deklarata vjen në një kohë kur lajmet e pakonfirmuara kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjet, ndërsa përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë kujdes dhe përgjegjësi në trajtimin e informacionit./Indeksonline/

