75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / LB

Agjenti i Thomas Tuchelit shihet në një takim me drejtuesit e Bayernit

Agjenti i Thomas Tuchelit, Olaf Meinking, është parë në një takim me drejtuesit e Bayernit.

Siç transmeton “BILD”, Meinking është parë në zyrat e Bayernit me drejtorin sportiv Christopher Freund duke shikuar stërvitjet e skuadrës dhe dukeshin të buzëqeshur.

Aty shihej edhe Jan-Christian Dreeseni në takim dhe vizita e Meinkingut ishte e pazakontë.

Tucheli, ishte i destinuar të largohej në fund të këtij sezoni por vizita e agjentit të tij te zyrat e Bayernit, por vizita e Meinkingut te zyrat e Bayernit jep një mesazh të qartë për një qëndrim të mundshëm të Tuchelit te skuadra përtej këtij sezoni./IndeksOnline/