15:29 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Agjenti i yllit të Chelsea konfirmon se klienti i tij kërkon të transferohet te Real Madridi

Agjenti i yllit të Chelseat ka zbuluar tani se klienti i tij dëshiron të largohet nga ”Stamford Bridge” dhe t’i bashkohet Real Madridit para të enjtes.

Thibaut Courtois ka edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale të tij me klubin londinez dhe nuk shenja të rinovimit, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, agjenti i Courtois, Christophe Henrotay i ka kërkuar Chelseat që ta lejojë portierin belg ta kompletojë transferimin te Real Madridi.

”Kam lexuar çdo kund se Chelsea po thotë se kjo varet nga Courtois, por tani ai ia ka bërë të qartë klubit se opsioni i tij më i mirë është që të largohet nga Real Madridit”, tha Henrotay, citon The Sun.

”Për të, ky është një vendim i madh sepse ai dëshiron të jetë pranë familjes së tij, dhe këtu është një ofertë që Chelsea duhet ta pranojë”./IndeksOnline/