75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / kutia

‘Agjenti’ Rudiger, në një mision të ri: Kam kontakte me Alaban

Antonio Rudigeri llogaritet si një “agjent” i fshehtë te skuadra e Chelseat pasi kreu punë edhe në afrimin e Havertzit dhe Wernerit.

Mbrojtësi gjerman sot gjatë një interviste me gazetarin, Christian Falk tha se ka një “mision” të ri, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ka kontakte me lojtarin e Bayernit, David Alaba, ky i fundit dje njoftoi largimin nga kampioni aktual i Bundesligas. 

“Unë kam kontakte me David Alaban”, ka thënë Rudigeri.

Lojtari i “bluve” të Londrës po ashtu tha se i njeh mirë edhe dyshen e mbrojtjes së Kombëtares së Gjermanisë, Niklas Sule dhe Jerome Boateng.

Kujtojmë që Chelsea gjatë afatit të verës pritet ta sjellë një mbrojtës të ri. Në radar ka David Alaban dhe Jerome Boatengun./IndeksOnline/