11:39 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Agjenti me origjinë shqiptare e di se ku është më mirë për Koulibalyn, nis bisedimet me klubin gjerman

Skuadra e Bayern Munchenit shihet si favorite për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit Koulibaly.

Sipas mediave në Itali, agjenti shqiptar Fali Ramadani, ka nisur disa bisedime me pronarin e Napolit, De Laurentiis për të ardhmen e lojtarit, Kalidou Koulibaly.

Ashtu siç u raportua, është skuadra e Bayernit që mund t’i sigurojë shërbimet e lojtarit me shumën prej 45 milionë euro.

Kjo shifër nuk do t’i pëlqejë De Laurentiisit, pasi në vitin 2018, ky i fundit ia kërkoi plot 100 milionë euro skuadrës së Manchester Cityt.

Kontrata e Koulibalyt i skadon gjatë vitit 2023.

Kujtojmë se Ramadani është agjent edhe i trajnerit, Maurzio Sarri./IndeksOnline/