15:16 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Agjenti zbulon arsyen e vërtetë të largimit të Courtois nga Chelsea

Chelsea ka mundur ta ketë ende Thibaut Courtois në skuadër nëse fëmijët e tij do të jetonin në Angli, kështu të paktën thotë agjenti i tij.

Portieri u transferua te Real Madridi javën e kaluar pasi refuzoi të rikthehej në stërvitje te Chelsea, transmeton IndeksOnline.

Por, agjenti i belgut, Christophe Henrotay pohon se klienti i tij do të mbetej në Londër nëse do ta kishte familjen e tij atje.

”Ka pasur shumë keqkuptime rreth arsyeve të largimit të tij nga Chelsea, por ai kërkoi largimin nga Chelsea shkaku i fëmijëve të tij”.

”Nëse familja e tij do të ishte në Londër, atëherë situata do të ishte më ndryshe”.

”Ai do të qëndronte, nuk ka arsye të largohesh nga një klub si Chelsea, ai mund të fitonte tituj”, tha agjenti për BBC 5 Live./IndeksOnline/

Chelsea transfer news