75 Mall Live Search
12:58 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / Gj. Sh

Agjentit të talentit Kosovar i ndalohet hyrja në stadium

Talenti kosovar, Ardon Jashari, po shkelqen në kampionatin zvicerran, te skuadra e Lucernit.

Blick.ch raporton se Jashari bën pjesë në ekipin e të rinjëve U-21, dhe së fundi ka nënshkruar kontartë deri në qershor të vitit 2026, transmeton IndeksOnline.

Por sipas mediumit zvicerran, ndaj agjentit të lojtarit, Agron Krasniqi, klubi i Lucernit ka marrë vendim që të mos i lejohet hyrja në stadiumin e klubit Swissporarena.

Ndalimi është shqiptuar nga Luzern Holding AG me aksioner mazhoritar Bernhard Alpstaeg, dhe nuk është dhënë asnjë arsye rreth këtij vendimi.

Sipas vendimit që ka siguruar blick.ch, thuhet se nëse Krasniqi reziston ndaj këtij vendimi, ai kërcënohet edhe me polici për largimin e tij nga Swissporarena.

Ai nuk lejohet më të shkojë në stadium për ndeshjet e FCL në shtëpi, por ai mund të mbështesë klientin e tij në ndeshjet si mysafirë./IndeksOnline/