75 Mall Live Search
23:23 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Agjentja e Coutinhos konfirmon të ardhmen e lojtarit

Një rikthim në Angli është duke u spekuluar për 27-vjeçarin, i cili u largua nga ‘Anfield’ për në Barcelonë gjatë dritares së janarit të vitit 2018.

Ajo që supozohej të ishte një kalim i ëndrrave në ‘Camp Nou’ është shndërruar në diçka makthi, me një huazim te Bayern i cili nuk pati sukses për shkak të lëndimeve dhe pandemisë që ndaloi futbollin.

“Philippe për momentin, ai është në Bayern, por nuk po flet për të ardhmen”, i tha Joorabchian talkSPORT.

“Ai ka pasur një dëmtim, ai ka bërë një operacion dy javë më parë në kyçin e këmbës dhe do i duhen gjashtë javë për shërim, që për fat të keq do të thotë se ai ndoshta do të humbasë një pjesë të Bundesligës. Shpresojmë që ai të jetë i aftë për fundin e sezonit”.

“Por në lidhje me thashethemet? Për momentin ne nuk kemi folur me askënd për ndonjë marrëveshje çfarëdo. Po qëndrojmë larg këtyre gjërave tani”, u shpreh ajo.