Agjërimi më i gjatë dhe ai më i shkurt në këto shtete gjatë muajit të Ramazanit
Sot janë bërë 4 ditë që kur kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë në gjithë botën kanë për obligim të agjërojnë 30 ditë.
Sipas besimit islam në Kosovë një ditë agjërimi zgjatë rreth 17 orë.
Meqenëse as 17 orë nuk janë pak. Por, nëse krahasohet me shetet tjera atëherë mund të duket shumë më e lehtë.
Danimarka –
Është vendi në të cilin një ditë agjërimi, nga lindja e në perëndim të diellit, zgjatë 21 orë. Jo vetëm Danimarka, por edhe vendet e tjera të gadishullit skandinav do të agjërojnë rreth 20 orë.
Ndërsa, myslimanët në Francë, Zvicër, Gjermani, Britani të Madhe e në Rusi, do të agjërojnë rreth 19 orë gjatë këtij ramazani.
Kurse, agjërimi më i shkurtër gjatë këtij muaji do t’i prekë myslimanët në Kili dhe Australi – ata do të agjërojnë ndërmjet 10 – 11 orë.