Agjërimi nuk është problem për Salah, shënon dy gola në fitoren e Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore në javën e 28-të në Premier League ndaj Southamptonit me shifrat 3:1.
Mysafirët ishin të parët që shënuan në këtë takim. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Smallbonë shënoi për 0:1, shkruan Indeksonline
Por, pjesa e dytë i takoi krejtësisht “The Reds”.
Në minutën e 52’të, Darwin Nunez shënoi për 1:1 dhe vetëm pas disa sekondash, Mo Salah shënoi për 2:1.
Sulmuesi egjiptian, shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në këtë përballje në minutën e 88’të nga penalltia.
Me këtë fitore Liverpooli i Arne Slot shkon në kuotën e 70 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline/
GOOOOAL: MOHAMED SALAH 3-1
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) March 8, 2025
27 goals, 17 assists 29 league games. This isn't real. pic.twitter.com/tQJmfojg90