75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

AGK dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Altin Ahmeti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.

Gazetari Altin Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona të cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar edhe me vrasje.

Rasti është konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet.

AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t’i sjellin para drejtësisë.