AGK dënon veprimin e policisë ndaj gazetares Yllka Ahmetxhekaj

Gjatë ditës së djeshme Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës,ka pranuar një ankesë të gazetares Yllka Ahmetxhekaj, e cila sic ka thënë është penguar në kryerjen e detyrës së saj nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ajo tutje sqaron se ishe duke hulumtuar rreth një rasti të karantinuar, edhe pse të intervistuarit kanë qenë të relaksuar në bisedë dhe nuk kanë shfaqur hezitim për bashkëbisedim. Përgjatë punës, ajo është telefonuar nga një person i cili është paraqitur si Polic i Njësisë së Hetimeve në Gjilan. Ky i fundit i ka thënë Ahmetxhekajt se ka kryer vepër penale dhe se do të pasojnë telefonata tjera ku puna e saj në rastin në fjalë do të shqyrtohet tutje.
AGK dënon qasjet e tilla ndaj gazetarëve dhe ua rikujton zyrtarëve shtetëror se ata duhet të përmbahen nga sulmet verbale e presionet ndaj medieve. AGK gjithashtu i bën thirrje institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe Policinë, që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të ndihmojnë ata në një raportim sa më të saktë dhe profesional.
Reagimi i plotë i AGK-së :