75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / B XH

AGK e zhgënjyer me mosndarjen e buxhetit për RTK-në nga kursimet

Qeveria e Kosovës ka njoftuar këtë të martë, se ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

Ky vendim në vlerë mbi 8 milionë euro vlen vetëm për Shërbimin Klinik Spitalor Universitar të Kosovës.

AGK-ja shpreh zhgënjim të thellë që ky vendim nuk përfshin edhe Radio Televizionin e Kosovës, ashtu siç kishte premtuar një ditë më parë, Ministri në Detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Teksa jemi në fund të nëntorit, dhe 700 punonjësit e RTK-së ende presin pagën e tetorit, AGK-ja i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë formën ligjore për të ndarë buxhetin për RTK-në, për tre mujorin e fundit të 2025.

Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasysh urgjencën e zgjidhjes së problemit financiar të RTK-së, dhe rëndësinë e funksionimit të Transmetuesit Publik pa ndërprerje dhe pengesa”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ndërkohë, AGK-ja qëndron të solidaritet dhe përkrahje të plotë me kolegët e RTK-së që kanë hyrë në grevë të përditshme, deri në realizimin e kërkesës për bartjen e buxhetit. /IndeksOnline/