75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / LB

AGK-ja dënon kërcënimin e deputetit Kraki ndaj gazetarit Xhezair Dashi

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi.

Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”.

Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”.

Mesazhi i plotë:
“Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe çoheni tashti. Hajt mor burrë, që thojmë ne në Junik: ‘Rri para kijeve, rri para kijeve o burrë’. Edhe shpifjes munesh me ia pa sherrin një ditë, apo kupton? Shpifjes gratis. Se njerëzit nuk harrojnë dhe as nuk ta falin. Hajt!”.
AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe të papranueshme ndaj gazetarit, nga një deputet i zgjedhur.

AGK-ja e fton zotin Kraki të kërkojë falje ndaj gazetarit dhe redaksisë dhe të ofrojë në mënyrë transparente informacionet e kërkuara.

Gazetarët duhet të lejohen që punën e tyre, në interest të publikut, ta bëjnë në mënyrë të papenguar dhe pa presion.