75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

AGK: Mungesa e zëdhënësit të Qeverisë e vështirëson punën e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka pranuar shqetësime të shumta nga kolegët tanë gazetarë për mungesën e zëdhënësit në Qeverinë e Hotit.

Sipas tyre po mungon komunikimi i duhur midis Qeverisë dhe medieve për shkak se nuk e kanë një adresë zyrtare politike se ku t’i drejtojnë pyetjet e tyre.

Mosemërimi i një zëdhënësi të Qeverisë edhe pas pesë muajve të formimit të saj për AGK-në është praktikë e gabuar dhe duhet të ndërpritet.

AGK-ja i kërkon Qeverisë së Hotit që sa më parë ta emërojë një zëdhënës, në mënyrë që të jenë sa më transparent, jo vetëm ndaj kolegëve tanë gazetarë, por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës.