75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / A. M.

AGK: Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Hysni Syla

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Hysni Syla.

Ai vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës.

Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune.

May be an image of text that says 'AG K Asociacioni i Gazetarëve të Kosoves Association of Journalists of Kosovo'

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla.