75 Mall Live Search
19:36 / E Premte, 10 Tetor 2025 / MSH

Agnesa Sinanaj – Drejt mandatit të tretë në Asamblenë Komunale të Prizrenit

Sipas hulumtimeve të fundit, Agnesa Sinanaj po renditet ndër figurat më të pëlqyera të elektoratit të LDK-së në Prizren, duke u konsideruar si një nga pretendentet më serioze për mandatin e saj të tretë në Asamble.

Me përvojë të dëshmuar gjatë dy mandateve si asambleiste, Agnesa është dalluar për aktivitetin e saj të pandërprerë, angazhimin e përgjegjshëm dhe votëbesimin e lartë nga qytetarët.

Si ekonomiste me profil profesional të gjerë, ajo ka mbajtur pozita me përgjegjësi të lartë si:

            •          Këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë,

            •          Financiere në disa korporata private,

            •          dhe zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Aktualisht, ajo ushtron detyrën e sekretares në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe besueshmëria që Agnesa ka ndërtuar ndër vite, po e udhëheqin atë drejt një suksesi të ri politik dhe vazhdimësisë së punës në shërbim të qytetarëve të Prizrenit.

No description available.