75 Mall Live Search
18:10 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj i jep bukuri edhe Monte Carlos

Kur flitet për femrat më të bukura shqiptare, padyshim që Agnesa Vuthaj është njëra ndër to që të bien ndërmend.

Ajo përveç që komentohet për pamjen e jashtme të saj, të cilën arrin ta mbajë në top formë, është edhe një femër e suksesshme pasi që zotëron një kompani të modës, në qendër të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Agnesa u kurorëzua si “Miss Kosova” në vitin 2003, dhe “Miss Albania” në vitin 2004.

Së fundi ajo ka shpërndarë një foto nga Monte Carlo në Monaco.

Së bashku me të është edhe motra dhe mbesa e saj, të cilat duken se po kalojnë kohë të mirë./Indeksonline/