18:14 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj kujton babanë e ndjerë me këtë dedikim prekës!

Sot janë bërë 8 vite që nga vdekja e babait të ish-missit Agnesa Vuthaj.

Ajo përmes një postimi në faqen e saj në ‘Instagram’ ka përkujtuar atë me një dedikim emocional dhe mjaft prekës, shkruan Indeksonline.

“Babë, të kujtojmë me mall e dashuri cdo ditë, cdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë!
8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lartë, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirëve që kemi në jetë. Mësuam të jetojmë e vleresojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme… Por në kujtimet tona ti do jesh perherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohen dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar! 
Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm! 
Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë! 18.03. 2011”, ka shkuar Agnesa./Indeksonline/