15:42 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj me një projekt interesant me amerikanen e famshme

Agnesa Vuthaj është një simbol i bukurisë, e kurorëzuar përgjatë viteve si ‘Miss World 2004’ dhe ‘Miss Universe 2005’.

Ajo tash po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Los Angeles të Kalifornisë, shkruan Indeksonline.

Mësohet se ajo është duke u angazhuar me një projekt interesant, përkrah një emri të njohur si Warren Diane, që është një tekstshkruese e njohur amerikane.

Bëhet fjalë për një projekt muzikorë që po realizohet në bashkëpunim me një grup të ‘Miss-eve’ dhe ambasadoreve nga vende të ndryshme të botës, soprano, aktorë e emra të tjerë.

Se për çka bëhet fjalë saktësisht shumë shpejt mbetet të shihet.  /Indeksonline/