21:41 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj: Ndoshta po ta bëja hundën do ta gjeja burrin

Agnesa Vuthaj njihet për bukurinë e saj natyrale dhe shumë vite më parë ajo reprezentonte Shqipërinë në “Miss World 2004” dhe “Miss Universe 2005”.

Ajo tanimë ka mbushur 33 vite dhe vazhdon të gëzojë forma të mira trupore.

Gjatë një emisioni televiziv së fundmi ajo ka treguar se nuk ka asnjë ndërhyrje as në fytyrë e as në trup duke qenë tërësisht natyrale.

“Njëherë kam qenë në një emision të drejtpërdrejt në Kosovë që kishte të bënte me ndërhyrjet estetike dhe një doktor më tha se ke nevojë të bësh ndërhyrje në hundë, pastaj filloj të më bëhet paksa fiksim, dhe thash se ai paska pasur të drejt, por nuk mendoj të bëj ndërhyrje plastike, jam më mirë kështu natyrale”: tha ndër të tjera Agnesa në emisionin Ftesë në 5.

“Ndoshta po ta bëja hundën do ta gjeja burrin” : tha me shaka Agnesa duke shkaktuar të qeshura tek publiku. /Indeksonline/