75 Mall Live Search
12:32 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj rikthehet në kohë, kujton takimin me Dua Lipën

Ish-missi kosovar, Agnesa Vuthaj është rikthyer në kohë të rikujtuar takimin me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa.

Disa imazhe përkrah yllit botëror të muzikës ajo i ka publikuar në ‘InstaStory’, shkruan Indeksonline.

Agnesa ishte takuar me Dua në vitin 2016 në eventin e njohur ‘The Russian Tea Room’ që u mbajt në New York, aty modelja kishte prezantuar edhe koleksionin e saj të çantave.

“Gjatë kohës në New York me të mrekullueshmen Dua Lipa” ka shkruar Agnesa në mbishkrimin e imazheve./Indeksonline/