20:28 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj shijon rrezet e diellit në Malibu

Agnesa Vuthaj është një femër mjaft e njohur shqiptare, e cila ndër vite ishte kurorëzuar me disa prej çmimeve të rëndësishme të bukurisë.

Ajo shpesh ka marrë vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë për shkak të bukurisë që e karakterizon, shkruan Indeksonline.

Në secilën paraqitje që Agnesa bën, ajo ende vazhdon të marrë vëmendje të madhe, kjo pasi ajo nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi i dikurshëm në pamje.

Edhe pse tanimë ajo ka mbushur 34 vite ajo ende vazhdon të duket mjaft e freskët, siç vërehet edhe në imazhet e fundit që i ka publikuar në Instagram. /Indeksonline/