Agon Amiga bëhet baba për herë të dytë

Reperi i njohur dhe i dashur për publikun, Agon Amiga, ka habitur rrjetin me lajmin e papritur: ai është bërë baba për herë të dytë.
Pa paralajmërime, pa thashetheme dhe pa ndonjë postim të mëparshëm që të linte të kuptohej diçka, Agoni ka publikuar sot foton e vajzës së tij të porsalindur, Emma, duke i uruar mirëseardhje në këtë botë.
Ky moment i ëmbël ka ardhur si surprizë e plotë për fansat, të cilët nuk e kishin parë të vinte kjo ditë – sidomos duke ditur që prej kohësh ai është zhvendosur në Gjermani dhe është larguar nga skena muzikore.
Nga muzika te familja – Agon Amiga po shijon rolin më të rëndësishëm të jetës së tij, ndërsa ndjekësit e tij kanë nisur në komente urimet për ardhjen në jetë të vogëlushes Emma.
