Agon Maliqi: Ankesa e VV-së për dekretin mund t’i vonojë pak zgjedhjet, por nuk ndryshon asgjë
Analisti politik Agon Maliqi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas dështimit të Kuvendit për ta zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Maliqi ka theksuar se vendi po shkon drejt një cikli të ri zgjedhjesh të jashtëzakonshme.
“Besoni apo jo, Kosova po shkon drejt një pale të re zgjedhjesh të jashtëzakonshme pasi kuvendi nuk arriti të pajtohet për zgjedhjen e presidentit në kohë. Presidentja Osmani sapo ka nxjerr dekretin për shpërndarjen e kuvendit”, thuhet në postimin e tij.

