21:10 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Agron Avdijaj i Vetëvendosjes merr përkrahje të madhe në Gurrakoc, i bindur në fitoren pa balotazh

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga Lëvizja Vetëvendosje, Agron Avdijaj është pritur fuqishëm në Gurrakoc.

Shumë të rinj ishin mbledhur për të parë nga afër planin e tij për Gurrakocin dhe Istogun pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Avdijaj ka shprehur bindjen se do të jetë fitues pa balotazh dhe se Istogu ka vendosur për ndryshim.

“Së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, Fjolla Fetahaj dhe Gurakuq Kabashin, mbajtem takim me banorët e Gurrakocit, ku u pritem ngrohtësisht e me shumë entuziazem për ndryshimin e shumë pritur për Istogun.

Takimet e përditshme në familje, lagje e fshatra rreth e rreth komunës së Istogut, na japin shpresë, vullnet e siguri që fitorja e 17 tetorit do të jetë fitore e VETËVENDOSJES! madje qysh në raundin e parë, pa balotazh, e ketë garancë e morem edhe në takimin e sontshëm me banorët e Gurrakocit, sepse bashkë do të qeverisim, sepse Komuna do tu kthehet qytetarëve, sepse fitorja është e qytetarëve të Istogut” shkruan Avdijaj në postim.