Agron Avdijaj merr përkrahje të madhe në Studenicë: Entuziazëm i fitores, do qeverisim bashkë me qytetarët

Kandidatura e Agron Avdijajt në Istog vazhdon të gëzojë përkrahje të madhe.
I futur në garë me mentalitet fituesi, pas fitores me 4000 vota diferencë në zgjedhjet e 14 shkurtit, istogasit duket se janë të bindur për ndryshim me Avdijajn kryetar.
Studenica ka treguar mbrëmë entuziazmin e fitores.
“Bashkë me kandidatët nga fshati Studenicë, Floriana Maxharraj dhe Naser Sadikaj, bartësin e listës, Florin Dreshaj, si dhe anëtarin e Kryesisë, Blerim Lipa, takuam e bashkëbiseduam me banorët e fshatit Studenicë.
Për VETËVENDOSJEN! si qeverisje e ardhshme në Istog dallohet entuziazëm e shpresë tek çdo takim që mbajmë, sepse vetëm bashkë mund të bëjmë gjëra më të mira për qytetin tonë, sepse bashkë me qytetarët do të qeverisim, për ta e për mirëqënien e tyre” shkruan Avdijaj për takimin në Studenicë.