11:28 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / B O

Agron Avdijaj prezanton projektin e tregut të gjelbërt në Istog dhe zotimet për Bujqësinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Istog, Agron Avdijaj ka prezantur zotimet për Bujqësinë në mandatin e tij kryetar i mundshëm i kësaj komune.

Me një video-mesazh për qytetarët e Istogut, Avdijaj ka prezantuar edhe projektin e tregut të gjelbërt në këtë komunë.

Avdijaj është zotuar për përkrahje të bujqve e fermerëve në të gjitha fushat si dhe subvencionimin e tyre të vazhdueshëm.