09:53 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / L K

Agron Demi flet me emra: Vetëm këta tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë pozitën!

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka thënë se vetëm tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë pozitën e tyre.

Demi ka folur me emra dhe arsye se pse Rizvanolli, Peci e Haxhiu kanë arsyetuar pozitat e tyre ministrore në Qeveri.

Demi ka lakuar edhe emrat e ministrave që sipas tij duhet shkarkuar nga detyrat.

“Në këtë qeveri, janë tre ministra/e që e meritojnë postin e tyre:

  • Ministrja Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli;
  • Ministrja e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu;
  • Ministri i Bujqësisë, z.Faton Peci.
    Të tre këta kanë qenë aktiv në aprovimin e legjislacionit e strategjive, inicimin e reformave në fushat e tyre, raportimin e rasteve korruptive, përmirësimin e skemave të subvencioneve, përkushtim më të madh kundër dhunës në familje, programe për efiçiencë të energjisë e energji të ripërtëritshme…
    Ministrat që ish dashtë me u largu moti nga postet e tyre:
  • Ministri i Financave, z.Hekuran Murati;
  • Ministrja e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci;
  • Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia;
  • Ministrja e Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari;
  • Ministrja e Punëve të Jashtme, znj.Donika Gërvalla;
  • Ministri i Ingrastrukturës, z.Liburn Aliu.
    Këta ministra kanë dështu në reformin e skemave sociale, reformat në arsim e shëndetësi, rënie rekorde e investimeve kapitale, izolim ndërkombëtar e mungesë njohjesh, kaos në regjistrimin e buzneseve e mungesë totale e komunikimit mes sektorit publik dhe privat.
    Ministrat që nuk e di çfarë bëjnë dhe për punën e të cilëve nuk kam naj vlerësim:
  • Ministri i Kulturës, z.Hajrullah Çeku;
  • Ministri i Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci;
  • Ministri i Zhvillimit Rural, z.Fikrim Damka;
  • Ministri i Kthimit, z.Nenad Rashiç
  • Ministri i Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.
  • Ministri i Brendshëm, z.Xhelal Sveçla.
    Por me një qeveri kaq të dështuar, fajin kryesorë e mbanë Kryeministri” shkruan Demi në Facebook./Indeksonline/