Agron Kuçi nënshkruan kontratën për një rrugë të rëndësishme në Junik

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, nënshkroi kontratën për asfaltimin e rrugës lokale Junik- Jasiq me Operatorin Ekonomik “Arfa Group SH.P.K”.
Rruga lokale Junik-Jasiq, paraqet një projekt të rëndësisë së veçatë i cili u mundëson banorëve të fshatit Jasiq qasje më të lehtë në pronat e tyre dhe është parakusht kryesor për zhvillimin e bujqësisë në këtë pjesë.
Kuçi ka para vetes një plan konkret për bujqësinë dhe turizmin edhe në mandatin e ardhshëm si kryetar i mundshëm i Junikut.