75 Mall Live Search
18:09 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Agron Mustafa kujton falënderimin që i dha Bujar Nishani

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka kujtuar një takim me presidentin shqiptar Bujar Nishani, i cili ishte zhvilluar në pranverë të këtij viti.

Mustafa pasi ka publikuar fotografinë, ka treguar se me Nishanin kishte diskutuar për zhvillimet e fundit në telekomunikacion dhe për ofertat atraktive të Valës për territorin e Shqipërisë.

“Para ca muajsh, ne prag te fillimit te sezonit veror, pata kenaqesine te takoj Presidentin e Shqiperise, z. Bujar Nishanin. Biseduam rreth zhvillimeve te fundit ne fushen e telekomunikacionit si dhe per ofertat atraktive tonat qe kemi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Pranova falenderimet nga Presidenti dhe konsideratat per nje pune korrekte dhe praktike, me impakt te drejteperdrejte ne xhepin e mysafireve kosovare gjate veres per nje komunikim sa me te lehte dhe anasjelltas”, ka shkruar Mustafa./Indeksonline/