13:59 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Agron Ramadani u arrestua për falsifikim të diplomës

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara lidhur me dyshimet për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve ” dhe “Legalizimi i përmbajtje së rreme”, kanë arrestuar personin e dyshuar Agron Ramadani nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, Ramadani dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion.

Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Më herët për Indeksonline, prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci tha se Agron Ramadani, dyshohet se ka falsifikuar dhe ka legalizuar përmbajtje të pavërtetë të diplomës së shkollës së mesme dhe të fakultetit ekonomik të UP-së./Indeksonline/

Temat: