Agron Shala, aktori më i mirë në filmin e shkurtër në Cineuphoria Film Awards
Aktori kosovar Agron Shala, është zgjedhur si aktori më i mirë në film të shkurtër në festivalin prestigjioz Cineuphoria Film Awards, për rolin e tij në filmin ‘Forgive Me’ të regjisorit, Besim Ugzmajli.
Është ky i fundit ai që ka bërë të ditur këtë lajm, teksa ka treguar rëndësinë e këtij e festivali, shkruan Indeksonline.

“Aktori më
i mirë në film të shkurtër Cineuphoria Film Awards për Agron Shala, shumë urime!!!
Për të kuptuar rëndësinë e ketij cmimi, duhet të përmendim
faktin se në kategorinë për aktori më të mirë në film të gjatë ka fituar aktori
Rami Malek nga Bohemian Rhapsody.
Ndërsa filmi Forgive me ka qenë i nominuar për regjinë dhe
filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa në kategorinë e filmit të gjatë ka fituar
Alfonso Cuarón me filmin Roma”, ka shkruar regjisori kosovar.
Ndryshe filmi “Forgive Me” deri më tani është prezantuar në disa festivale shumë të rëndësishme në botë.
Filmi i regjisorit Ugzmajli, trajton shkuarjen e shumë qytetarëve të Kosovës në zonat e luftës në Siri e Irak, si dhe tragjedinë që përjetojnë familjarët./Indeksonline/
